Turizmi në Greqi/ 60% krahasuar me 2019 deri më tani

Written by on 27/07/2021

Zëvendës Ministrja e Turizmit në Greqi Sofia Zacharaki, foli me optimizëm për turizmin që sipas saj po lëviz në nivele të kënaqshme. Rezervimet dhe mbërritjet nga java në javë janë rritur në krahasim me vitin 2020. “Ne jemi duke lëvizur në 60% të vitit 2019 deri më tani. Mesazhet janë optimiste, për sa kohë që nuk ka kthim prapa me variantin Delta”, theksoi ajo.

Ndër të tjerash, Ministria e Turizmit nënvizoi nevojën për respektim të rreptë të masave të mbrojtjes, si individualisht, ashtu edhe nga policia dhe bizneset pasi “virusi nuk ka kaluar”./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist