Turizmi, ende nivel i ulet shfrytezimi nga te huaj ne vend!

Written by on 14/09/2018

 

Nje studim i fundit i tregut te hotelerise dhe turizmit ne rajonin jugor te Shqiperise tregon se potenciali turistik mbetet ende i pashfrytezuar plotesisht, pjeserisht per shkak se mbetet i fokusuar ne turizmin masiv te diellit dhe plazhit.Kompania Horwath pergatiti kete studim me porosi te Fondit Shqiptar te Zhvillimit dhe ka perpiluar analizen ne baze te burimeve nga kater bashki. Per Saranden, e cila eshte destinacioni premium i bregdetit shqiptar, analiza tregoi se ka pasur kete vit rreth 1.46 milione neteqendrime, nga rreth 464 mije turiste te huaj. Kapaciteti i shtreterve ne kete bashki arrin ne 13,750 njesi, megjithate, niveli i shfrytezimit per keto shtreter mbetet i ulet ne vetem 29%. Bashkia e Beratit ndjek per nga numri i neteqendrimeve, me 164 mije. Ndersa bashkite Gjirokaster dhe Permet kane nje nivel akoma me te ulet shfrytezimi. Origjina e tregjeve kryesore per te gjithe rajonin mbeshtetet kryesisht tek turistet nga Gjermania, Austria, Franca dhe Italia, nderkohe qe ka nje interes ne rritje nga tregje dytesore si Polonia dhe vendet Skandinave.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background