Turistët nga Hong-Kongu në Prezë

Written by on 25/07/2019

 

 

Eksplorimi i kulturës, kulinarisë dhe traditave të ndryshme, po fton gjithnjë e më shumë turistë të huaj, të cilët dëshirojnë të kthehen sërish, siç shprehën edhe vizitorët nga Hong-Kongu, që kanë ardhur në këto ditë për të vizituar Shqipërinë.Në këtë guidë ishin të pranishëm edhe punonjësit e ambasadës Kineze në Shqipëri, të cilët shprehën dëshirën e tyre për të sjellë çdo vit e më shumë turistë nga Azia e largët.Grupi që u shoqërua nga stafi i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, në ambientet e kantinës “Enol”, në Prezë, përfituese nga Skema Kombëtare, është pjesë e programit “International Friendship” (miqësia ndërkombëtare) në kuadër të “Belt and Road”, projekti që përfshin disa shtete të Europës dhe Azisë në shkëmbim ekonomik dhe kulturor.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist