Tryeza e përbashkët e medias, ja çfarë është më e rëndësishme për gazetarët!

Written by on 20/11/2019

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka organizuar ditën e djeshme  tryezën e dytë të diskutimit “Rregullimi ligjor në mardhëniet e punës së gazetarëve në transmetimet audiovizive” . Tryeza e parë e diskutimit për këtë çështje është zhvilluar po nga AMA në bashkëpunim me Komisionin për Edukimin dhe mjetet e Informimit Publik në kuvendin e Shqipërisë, në maj të vitit të kaluar. Synimi kryesor i takimit ka qenë hedhja e hapave të mëtejshëm të konceptimit dhe realizmit të një praktike ligjore dhe administrative që garanton siguri dhe kushte të mira në redaksitë audiovizive, duke u bazuar në marrëdhënie të qëndrueshme mes punëmarrësit dhe punëdhënësit në trajtimin dinjitoz dhe konform kuadrit ligjor shqiptar. Sipas kryetarit të AMA-s, Gentian Sala ka vlerësuar dhe theksuar se në ushtrimin e profesionit, gazetarët, redaktorët, reporterët a bashkëpunëtorët, merr një rëndësi të madhe respektimi i standardeve të marrëdhënieve të punës, duke u lidhur drejtpërdejt me nivelin e lirisë, pavarësisht dhe integritetit të medias.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist