Tre kampione shqiptare në Amerikë

Written by on 15/08/2019

Sfida “Technovation” ka  mirëpritur 3 gjimnaziste shqiptare me aplikacionin”GjejZa” .Ky i fundit është një aplikacion që ndihmon gratë shqiptare të kenë burimet e nevojshme për të parandaluar dhe kapërcyer pasojat e dhunës me bazë gjinore. Në datën 12 gusht, çdo vit Shtetet e Bashkuara mblidhen me pjesën tjetër të botës, për të kujtuar ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Ky ishte viti i 20-të i kësaj ditë të shënuar në 1999-ën nga Kombet e Bashkuara. Sfida “Technovation”  është programi më i madh në botë i sipërmarrjes në teknologji për vajzat adoleshente. “Technovation” u ofron vajzave nga e gjithë bota mundësinë për të mësuar aftësitë e nevojshme për tu shfaqur si ndërmarrës të teknologjisë dhe udhëheqës në industrinë e STEM.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist