Toyota drejt eksplorimit të Hënës

Written by on 13/03/2019

Prodhuesi japonez i automjeteve, Toyota njoftoi sot një projekt për konceptimin e një mjeti hënor me njerëz, në partneritet me Agjencinë Japoneze të Hapësirës, në një mision të planifikuar në 2029.

Marrëveshja e arritur mes të dyve për momentin kufizohet në mundësinë për të bashkëpunuar për eksplorimin e hapësirës nëpërmjet përshpejtimit të studimeve të përbashkëta për një mjet me njerëz me një kabinë nën presion, e furnizuar nga një bateri.

Toyota, e cila ka marrë pjesë edhe më parë në një projekt në bashkëpunim me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), kërkon të hedhë një tjetër hap, por këtë herë në satelitin natyror të Tokës.

Mjeti i prezantuar në grafikë kompjuterike është një raketë masive, e ngjashme për nga pamja me një tank, me një madhësi të njëjtë me atë të dy furgonave.

”I pajisur me një bateri të rikarikueshme me hidrogjen, mjeti është konceptuar për të përshkruar në total rreth 10 000 kilometra në Hënë”, sqaroi Toyota gjatë një prezantimi në një forum për eksplorimin e hapësirës në Tokio.

Ky mision, i planifikuar të zgjasë rreth pesë vite deri në 2029, vjen në një interes të shtuar global për Hënën, e cila u shkel për herë të parë nga njeriu në 1969, personalisht nga Neil Armstrong


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist