“Tokio 2020”, gati stadium gjigand Olimpik

Written by on 25/01/2020

Ka perfunduar stadiumi gjigand i Lojerave Olimpike Verore “Tokio 2020”, nje projekt i studios se arkitektëve Kengo Kuma. Në hartimin e  projektit, Kuma dëshironte të vinte një theks të fortë në ndërgjegjësimin mjedisor. Si rrjedhojë, arkitekti e konceptoi ndërtesën si një pemë të gjallë.  Fasada përbëhet nga shtresa mbivendosëse, prej druri të mbledhura nga 47 prefekturat e Japonisë ndërsa më shumë se 47,000 pemë të mesme dhe të vogla janë mbjellë rreth stadiumit.  Sipas organizatorëve, ndenjëset e aksesueshme janë shpërndarë në të gjitha rreshtat dhe katet e brendshme, gjë që do të sigurojë shikueshmëri dhe rehati për përdoruesit e karrigeve me rrota. Ndërkohë, ajri natyror do të qarkullojë për të ndihmuar në shkarkimin e nxehtësisë dhe lagështisë.  Kjo do të mbështetet nga 185 ventilatorë që krijojnë rrjedhën e ajrit dhe sistemet e ftohjes së mjegullës për të mbajtur të freskët tifozët dhe atletët.


Current track

Title

Artist

Background