TKOB me një pamje të re pas 60 vitesh/ ‘’Grand Gala’’ hap siparin e shfaqjeve!

Written by on 15/09/2021

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit hap dyert sot pas rikonstruksionit total të tij me një mbrëmje gala, ku do të performojnë zëra të njohur shqiptarë dhe të huaj. Lule të bardha janë vendosur në hyrjen e institucionit në nderim të viktimave të pandemisë.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga përgatitjet për mbrëmjen e madhe.

“Vigjilja e hapjes së Teatrit të rilindur Kombëtar të Operës dhe Baletit me homazhin për të gjitha viktimat e Covid19”, u shpreh Kryeministri.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, pas 60 vitesh ka tashmë një pamje të re për artistët dhe artdashësit. “Grand Gala” do të hapet me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Placido Domingos dhe Ermonela Jahos.

Radio Travel.al

 


Current track

Title

Artist

Background