Tirana në 100 vite, ja si do të transformohet!

Written by on 16/01/2020

Për 100 vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet i Shqipërisë , do të ketë një logo të veçantë.  Pas përzgjedhjes fillestare mes mbi 50 aplikimeve, janë prezantuar 4 finalistët nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Fituesi do të zgjidhet nga publiku, në mënyrë transparente përmes votës në rrjetet sociale. Veliaj ka shtuar se përgjatë gjithë vitit do të ketë aktivitete kulturore, artistike, si dhe prezantime të shumë projekteve, të cilat do të projektojnë Tiranën në 100 vitet e ardhshme. Bashkia e Tiranës do të projektojë edhe një godinë të re ku do të mblidhen të gjitha shërbimet.  Logoja fituese do të zgjidhet gjatë kësaj jave për të nisur më pas serinë e aktiviteteve festive.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background