TIA jep lajmin e shumëpritur: Së shpejti ulje të çmimit të biletave dhe investim 100 milionë euro në aeroport!

Written by on 28/01/2021

Ulja e tarifës së pasagjerit nga 12.5 euro në 10 euro është vendimi i parë që ka marrë TIA , tani nën zotërimin e Kastrati Group i cili ka 100% të kapitalit aksionar. “Si pasojë e kësaj uljeje të tarifës, efekti në uljen e çmimit të biletës së avionit dhe në rritjen e numrit të fluturimeve dhe destinacioneve, do të jetë më se i dukshëm” thuhet në njoftim. Ndër të tjerash TIA bën me dije se një paketë e plotë investimesh, të cilat arrijnë një total prej afërsisht 100 milionë euro do të jetë në vëmendjen e menaxhimit duke patur në fokus zgjerimin e kapacitetit akomodues të aeroportit me 6 milionë pasagjerë në vit, zgjatimin e pistës, përmirësimin e plotë të infrastrukturës së aeroportit dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së shërbimeve. Ky investim synon ta kthejë aeroportin me një impakt të jashtëzakoshëm në rritjen e turizmit në Shqipëri dhe përmirësimin e lehtësisë së të bërit biznes.


Current track

Title

Artist