Thomas Cook, po vuan pasojat e “Brexit”

Written by on 17/05/2019

 

 

Aksionet e kompanisë ajrore Thomas Cook kanë pësuar një rënie prej 20 për qind sot, pasi kompania raportoi një humbje prej 1.5 miliardë dollarë. Kete humbje kompania ja adreson procesit te  Brexi, I cili ka bërë që shumë klientë të Britanisë së Madhe të vonojnë planet e tyre të pushimeve për këtë verë. Rezultatet e zymta gjysmë vjetorë, të cilat janë më të këqijat në historinë e grupit që kur u themelua në vitin 1841, kanë dërguar çmimin e aksioneve të Thomas Cook në një të pestën sot. Kompania ka mbyllur 21 nga dyqanet e saj, krahun e saj të monedhës Thomas Cook Money është nën shqyrtim dhe janë planifikuar më shumë “efikasitete të kostos”. Kompania po lëviz në tregjet ruse dhe kineze, dhe synon gjithashtu të zgjerohet në biznesin më fitimprurës hotelesh.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist