Tgcom24: Plazhet shqiptare si ato të Karaibeve

Written by on 25/05/2019

Gazeta italiane online Tgcom24, pjesë e grupit mediatik  Mediaset, i ka kushtuar sot një artikull të gjatë Shqipërisë, vecanerisht  plazheve, duke i krahasuar ato me Karaibet. “Shqipëria është destinacioni në zhvillim i Mesdheut për shkak të bukurisë së detit të saj dhe marrëdhënieve të shkëlqyera midis cilësisë së shërbimeve të ofruara dhe çmimit. Një vend që ofron peizazhe me bukuri madhështore dhe shumë mikpritje”, shkruan gazeta italiane.  Ajo sygjeron tek lexuesit e saj 8 plazhet me te bukura të Shqipërisë. Shkrimi nis me Saranden dhe jeten e gjalle të natës, duke vijuar me Ksamilin, Stili i Karaibeve në plazhin e Jalës, Pishat e Himarës, Porto Palermo, Gadishulli i Karaburunit. Nuk mungon as Vlora me rrethinat e saj si dhe Dhermiu me plazhine tij te shkëlqyer me guralecë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist