Teatri Eksperimental, po përgatit dy shfaqjet e reja !

Written by on 24/05/2019

Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, rezulton sërish një prej hapsirave kulturore më të frekuentuara nga spektatorët edhe për këtë sezon. Aktori dhe regjisori pranë këtij teatri, Marsel Greva ishte sot i ftuar në programin “Travel Club”, në Radio Travel dhe na zbuloi disa prej projekteve më të fundit të cilat do të vihen në skenë.

Ai u shpreh se shumë shpejt në Teatrin Eksperimental do të vihet në skenë drama  “Zogu i Zi” dhe kryevepra botërore e Shekspirit “Jul Cezari”. Kjo e fundit po përgatitet që të përfshihet edhe në Festivalin e Butrintit.

Ndërkohë, Marseli, zbuloi pak detaje nga projekti më i ri kinematografik, një film me metrazh të shkurtër, për të cilin sapo kanë mbyllur xhirimet! Ngjarjet në film, sipas tij, zhvillohen në Shqipëri në kohën e pushtimit të vendit nga Gjermania dhe detaj shumë domethënës i filmit është strehimi i qindra hebrenjve në atë kohë në familjet shqiptare.  Ky film me protagonist aktorët më të famshëm shqiptarë si Mehdi Malkaj, Arben Bajraktari, Romor Zallla, Erand Sojli, Gent Hazizi do të shfaqet për herë të parë në Festivalin e Venecias.

Ndërkohë aktori dhe regjisori Marsel Greva, u shpreh se do të jetë më afër teatrit në projektet e tij të ardhshme.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background