Te shijosh Malten ne me te miren e saj!

Written by on 18/08/2018

Malta: ishulli mesdhetar që po kthehet shpejt destinacioni ULTIMATE


Nëse keto dite jeni zhytur ne punë ne vend qe te zhyteni ne ujrat e kristalta te detit, te shijoni rrezet e diellit dhe reren e bardhe dhe mendja juaj gjate gjithe kohes ka kete panorame atëherë shanset janë që keni nevojë të madhe për një festë! Dhe nëse tashme deshironi nje destinacion qe te permbushe gjithe deshirat tuaja per pushime, atëherë mos kërkoni më tej se Malta: ishulli mesdhetar që po kthehet shpejt destinacioni ULTIMATE gjatë gjithë vitit. Nëse doni të leshoni floket në një festival, të eksploroni pjatat delikate lokale ose thjesht të shtriheni në diell, ka diçka në arkipelagun maltez ( qe perfshin edhe ishujt e tjerë Gozo e Comino) për ju. Prandaj po bejme nje guide ne disa prej destinacioneve me te mira te Maltes e do ta nisim me fshatin e vecante Popeye.

Vendi i frymezuar prodhimi  muzikor i viteve 1980 “Popeye”


Deti i turkuzte, shkembinjte e thepisur dhe shtëpitë e ylberta jane karakteristike e ketij fshati qe duket shumë i mrekullueshëm për të qenë i vërtetë. Kjo perlë e fshehur jo me kot ngjan si vend perrallor edhe pse eshte  shumë i vërtetë – eshte vendi nga eshte frymezuar prodhimi  muzikor i viteve 1980 “Popeye”. Pothuajse të gjitha ndërtesat në fshatin Popeye janë ruajtur origjinale nga ditët e filmit, duke e bërë atë një vend interesant për tu endur perreth. Dhe është e sigurt të thuhet se një vizitë atje do tju beje te shkrepni me qindra foto me miqtë dhe familjen tuaj pasi në çdo hap, do të gjesh një skenë të bukur për të kapur.

Laguna Blu, definitivisht është një udhëtim must!


A nuk u ngopet nga deti magjik maltez? Një nga pikat më mahnitëse të rajonit, Laguna Blu, definitivisht është një udhëtim must per te rimarre energjite e munguara. E ndodhur në një grykë ne ishullin e pabanuar te Comino,  parajsa e izoluar është gjithçka që ju keni keni pasur parasysh per pushimet e ëndrrave. Laguna Blu eshte ideale per nje kredhje ne ujrat e kristalta dhe per nje arratisje romantike me njeriun e zemres.

Mdina - qyteti i fortifikuar njihet edhe si “qyteti fisnik``!


Te udhetosh eshte nje mundesi e mire per te njohur njerez te rinje dhe kultura te reja. Per te marre me te miren e kesaj eksperience ne Malte duhet te shkoni ne Mdina. Qyteti i fortifikuar njihet edhe si “qyteti fisnik” e jo me kot. Qe prej shek.12 rruget e tij jane te mbushura me pallate te stilit barok qe rivalizojne madheshtine e mureve rrethues te qytetit e qe i bejne arkitektet te biejne menjere ne dashuri e Mdinen.  

 

Malta e jetes se gjalle te nates dhe festivaleve!


Malta eshte e njohur po ashtu edhe per jeten e gjalle te nates dhe festivalet e shumta qe organizon. Ne kryeqytetin Valletta mbahen pjesa me e madhe e tyre.  Ato te cilat nuk duhen humbur jane Annie Mac’s Lost & Found, Malta Jazz Festival dhe Isle of MTV. Tek kjo e fundit gjate viteve te ndryshme kane performuar artiste te njohur nga Gorillas tek Chemical Brothers e madje edhe Lady Gaga.

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background