Stuhia e fuqishme mbyll shkollat në qytet! Ja kur do të përmirësohen kushtet atmosferike!

Written by on 14/12/2019

E premtja nisi me stuhi dëbore në Itali. Shkollat në Romë dhe Milano janë mbyllur për shkak të kushteve atmosferike. Stuhia e quajtur “Santa Lucia”, në nder të shenjtores që kujtohet në 13 dhjetor pritet të shkaktojë probleme dhe në orët në vazhdim. Pas erërave të forta dhe reshjeve të dendura të shiut, trafiku ka qenë I rënduar dhe disa rrugë kryesore janë mbushur me ujë. Bashkia e Milanos u ka berë thirrje qytetarëve të kenë kujdes si dhe të hedhin kripë në rrugët përballë shtëpive të tyre. Kushtet atmosferike pritet të përmirësohen ditën e diel.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist