Sporti nis të marrë “frymë”, ja kur nisin sezonet e reja!

Written by on 04/06/2020

GP austriak do të fillojë sezonin e Formula 1, i vonuar nga shpërthimi i koronavirusit, më 5 korrik, ku do të pasojnë edhe shtatë gara të tjera europiane të konfirmuara edhe nga organizatorët. ”Red Bull Ring” i Spielberg do të presë një garë pa tifozë të pranishëm në fundjavën e parë të korrikut dhe më pas një të dytë më 12 korrik, ndërsa F1 përpiqet të shpëtojë atë që mundet nga viti 2020.”Grand Prix” i Hungarisë është më 19 korrik para se ”Silverstone” të presë dy gara britanike më 2 dhe 9 gusht. Belgjika e ka radhën më 30 gusht. Ndërsa ”Grand Prix” italian në Monza më 6 shtator ku përfundojnë edhe turnetë europiane.


Current track

Title

Artist

Background