Sonda hapsinore japoneze merr material nga asteroidi Ryugu, kthehetne 2020

Written by on 22/02/2019

Sonda hapsinore japoneze merr material nga asteroidi Ryugu, kthehet
ne 2020
Nje sonde hapesinore japoneze ka arritur te preke nje asteroid te vene ne shenjester nga
studiuesit, ne perpjekje per te marre nje kampion shkembi nga siperfaqja e tij.Sonda
Hayabusa-2 ka tentuar te shkepuse material nga nje vend i paracaktuar i asteroidit Ryugu
te cilit iu afrua qershorin e 2018 pas nje udhetimit tre vjet e gjysem nga Toka.Ajo pritet te
kthehet ne 2020-ten, bashke me materialin e perfituar shkembor. Gjate marrjes se tij,
sonda iu afrua asteroidit 1 km te gjate me nje instrument te quajtur “briri i
kampioneve”.Ne prekje, nje “i ashtuquajtur plumb” prej 5 gramesh u leshua drejt
siperfaqes se gurte me nje shpejtesi prej 300m/s. Copezat e shkeputura nga goditja u
mblodhen nga briri, me shpresen se fale tyre, do te mund te eksplorohet historia e ketij
trupi qiellor.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist