Situata e zjarreve rrezikon zhdukjen e qytetit më të madh të kontinentit!

Written by on 07/12/2019

Situata e zjarreve në Australi vazhdon të mbetet jashtë kontrollit të autoriteteve. Vatrat kanë nisur të avancojnë në veri të Sidney-t shumë afër zonave të banuara. Flakët kanë shkrumbuar rreth 300 mijë hektarë tokë në rrethinat kryesore të qytetit. “Lufta” me zjarret ka nisur që prej shtatorit, nxitur nga erërat e forta, temperaturat e larta dhe një sezon veror shumë i thatë. Njerëzit janë paralajmëruar të qëndrojnë brenda shtëpive dhe për shkak të cilësisë së ajrit. Metereologët kanë theksuar se situata ndikohet nga ndryshimet e kushteve klimatike, të cilat në të ardhmen do të shpeshtojnë raste ekstreme të motit dhe në shumicën prej tyre katastrofa natyrore.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist