Silvana Subashi: Vaji i ullirit cilesor nuk blihet ne supermarket!

Written by on 11/05/2018

E ftuar ne Travel Club sot ne Diten kombetare te Vajit te Ullirit ishte Silvana Subashi, Kryetare e Shoqates Shqiptare te Vajit te Ullirit. Vaji i ullirit eshte nje produkt qe duhet te merret direkt ne fabrike. Kjo eshte keshilla e Silvana Subashit, sipas se ciles, kjo eshte garancia me e madhe per konsumatorin. “Vaji i ullirit duhet te konsumohet dhe tregtohet nga prodhuesit brenda vitit.
Shqiptaret e kane kete mundesi qe te gjejne vaj ulliri nga fabrika. Mjafton qe te gjeni fabriken me te afert. Zgjidhni nje frut te fresket dhe te pademtuar, kerkoni nje perpunim ne te ftohte, ruajeni ne ene qelqi dhe inoks, mbajeni larg drites dhe nxehtesise dhe mos e konsumoni me shume se 18 muaj”. Znj. Silvana tha se fakti qe kemi shume ullishte ne vendin tone favorizon edhe turizmin e degustimit te vajit te ullirit ne fabrikat kryesore ne vend te cilat jane te pakten 270 te tilla ne zona te mrekullueshme natyrore, te rrethuara me bime e fruta te tjera qe mund te perdoren per gatim. Nderkohe gjate bisedes u ndalem edhe tek panairi i prodhuesve te vajit te ullirit qe zhvillohet sot ne hyrje te Pazarit te Ri deri ne oren 20.00 ne mbremje me shume aktivitete interesante dedikuar vajit te ullirit dhe kulinarise e tradites shqiptare.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background