Sigurimi i detyrueshëm për ndërtesat, ja sa do të paguani!

Written by on 12/10/2019

Disa ditë pas tërmeteve të 21 shtatorit, qeveria shqiptare njoftoi se do të vendosej një sigurim i detyrueshëm 10 vjeçar për ndërtuesit. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave ndërtuesi apo investitori i dorëzon blerësit njëkohësisht me kontratën e kalimit të pronësisë së  ndërtesës edhe një afat sigurimi për 10 vite me përfitues blerësin dhe me efekt nga data e përfundimit të punimeve. Vendimi rregullon edhe tarifën vjetore të primit të sigurimit dhe nuk mund të jetë më e ulët se 0.1%   shumës së sigurimit të vendosur në kontratën e sigurimit. Për një shtëpi që kushton 100 mijë euro primi i sigurimit nuk mund të jetë më pak se 100 euro, duke vendosur kështu një çmim dysheme, poshtë të cilëit kompanitë e sigurimit nuk mund të ofrojnë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background