Siguria ne rruge – rregullat e reja te bashkimit europian!

Written by on 17/04/2019

Deputetët e Parlamentit Europian kane votuar masat e reja për të përmirësuar sigurinë në rrugë dhe për të reduktuar numrin e aksidenteve. Vdekjet në rrugët e Bashkimit Europian janë përgjysmuar në dy dekadat e fundit, por nevojiten përpjekje të mëtejshme për të përmirësuar sigurinë në rrugë dhe për të shpëtuar jetë. Rregullat e rej do të fillojnë të aplikohen duke nisur që nga muaji maj i vitit 2022 për modelet e reja dhe nga maji i 2024-ës për modelet ekzistuese. Masat e reja gjithashtu synojnë të përshtasin legjislacionin ekzistues duke marrë parasysh zhvillimet teknologjike dhe tendencat shoqërore , me qëllim rritjen e numrit të këmbësorëve dhe përdoruesve të biçikletave në rrugët e BE-së. Rregullat gjithashtu duhet të miratohen nga Këshilli Europian para se të hyjnë në fuqi.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist