Si mund te “spiunojme” kontaktet e WhatsApp?

Written by on 02/04/2018

Si mund te “spiunojme” kontaktet e WhatsApp?

Nje aplikacion i prezantuar se fundmi na lejon te “spiunojme” kontaktet tona ne WhatsApp.  I disponueshem tashme ne iOS, “Chatwatch” perfiton nga funksioni i statusit offline i cili u lejon miqve te dine se kur jeni te gatshem per te folur.Duke perdorur keto te dhena, aplikacioni mund t’ju tregoje se sa shpesh miqte tuaj e kontrollojne WhatsApp, madje mund te kuptojne se kur ata shkojne per te fjetur e kur jane zgjuar ne mengjes.Edhe me mbreselenes eshte fakti qe “Chatwatch” mund te kombinoje te dhenat e WhatsApp te dy kontakteve te caktuara se bashku per te kuptuar nese personat po flasin se bashku.Por per aq kohe sa ky lajm ka marre dhene, me shume mundesi WhatsApp do te gjeje nje menyre per te bllokuar “Chatwatch”, keshtu qe nese doni te spiunoni miqte tuaj duhet ta provoni sa me shpejt.

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist