Si do të ndryshojë natyra pas pandemisë?

Written by on 31/03/2020

Pandemia Covid-19, i dha tokës dhe ajrit ‘’kohë  për tu shëruar’’ nga mbingarkesa në  ndotje që po përjetonte. Gjatë kësaj periudhe, u shfaqën sërish delfinët në  kanalet e Venecias, zogjtë  duke kënduar masivisht në Francë, dhelprat duke shëtitur në Mbretërinë e Bashkuar dhe drerët i kemi parë  duke qarkulluar në  stacionet e metrosë  në  Japoni. Pra, praktikisht natyra po i përgjigjet faktit që një e treta e popullsisë së botës tani po jeton në izolim përballë pandemisë globale COVID-19. Është pvënë re një rënie drastike e nivelit të  ndotjes, që sillnin automjetet e panumerta apo dhe transporti publik. Organizata Botërore e Shëndetit vlerëson se 4.6 milion njerëz vdesin çdo vit nga shkaqet që i atribuohen drejtpërdrejt ndotjes së ajrit, kështu që çdo lloj ulje mund të ketë një ndikim pozitiv në shëndetin e popullatës.Fatkeqësisht, ndërsa ndotja në rënie mund të nënkuptojë frymëmarrje më të lehtë dhe të zvogëlojë rreziqet shëndetësore për miliona njerëz në të gjithë botën, kjo nuk nënkupton të njëjtat rezultate edhe për planetin, sipas studiuesve. Sasitë e gazrave serë që pompohen në atmosferë çdo vit janë thjesht shumë të mëdha për një ngadalësim afatshkurtër si ai që po shohim tani.


Current track

Title

Artist

Background