Shtyhet ceremonia e çmimeve Grammy, ja data e re për 2021

Written by on 07/01/2021

Për shkak të shtimit të rasteve të koronavirusit në SHBA, ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy për vitin 2021 nuk do të mbahet në janar si çdo vit. Sipas një deklarate të fundit të agjencisë që transmeton ceremoninë, shfaqja është parashikuar të mbahet më 14 mars. “Situata e rënduar e COVID-19 në Los Anxheles, ku shumë spitale kanë arritur kapacitetet maksimale të pacientëve, si dhe udhëzimet e ekspertëve detyruan që ceremonia të shtyhej. Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti dhe siguria e të gjithëve që punojnë për produksionin e shfaqjes”, thuhej në deklaratën e tyre.


Current track

Title

Artist