Shtohen oraret e linjave nderqytetase

Written by on 12/07/2018

Shtohen oraret e linjave nderqytetase

Pas shtimit te 45 linjave te reja ne muajin maj te ketij viti, Ministria e Infrastruktures dhe Energjise ka vendosur te shtoje edhe numrin e orareve per disa prej linjave te transportit nderyqtetas. Permes nje vendimi te fundit dikasteri i transporteve ka miratuar shtimin e 43 orareve te rinj, ne 6 qarqe te vendit. Nderkohe qe, pergjate muajit qershor u sanksionua dhe shtimi i 34 orareve te tjere, çka do te thote se ne total do te operojne 77 orare shtese. Referuar vendimit per Qarkun e Tiranes jane shtuar 6 orare per linjen qe operon drejt aeroportit te Rinasit. Po ashtu, jane shtuar  orare drejt Laçit, Himares, Beratit, Fushe-Krujes, Dibres dhe Orikumit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist