Shteti europian do të hapë shkollat në 15 prill, inkurajohet mësimi në natyrë!

Written by on 13/04/2020

Danimarka pritet të lehtësojë kufizimet e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Nga data 15 prill, fëmijët nga mosha 11 dhe më të vegjël do të rikthehen në shkolla dhe kopshte pas një muaji mbyllje. Shpërthimi i virusit duket nën kontroll në vend dhe qeveria kërkon të rinisë ekonominë. Danimarka është vendi i parë në Europë që aplikoi masat e izolimit që prej 11 marsit, 12 ditë para se të vendosej në Britani. Masat megjithatë janë më të buta se në Francë dhe Britani. Nuk ka patur urdhër për qëndrim në shtëpi , bare, restorante dhe palestra janë mbyllur por disa dyqane kanë qenë të hapura. Danimarka ka mjaftueshëm kapacitete nëpër spitale, si shtretër në terapi intensive, po ashtu edhe ventilatorë. Pavarësisht se do të nisë shkolla, do të ketë masa strikte, si distanca e sigurisë mes nxënësve dhe pastrimi i herëpashershëm i duarve. Do të inkurajohet gjithashtu mësimi në natyrë.


Current track

Title

Artist

Background