Shqiptaret me te lidhur me familjen!

Written by on 15/05/2018

E ftuar ne studio sot ne Diten Nderkombetare te Familjes, sociologia Entela Binjaku theksoi disa prej problematikave por edhe karakteristikave te familjes shqiptare ne ditet e sotme. Sipas saj edhe pse familja eshte celula e shoqerise dhe si e tille duhet te qendroje e forte, e mbeshtetur dhe e bashkuar , vitet e fundit eshte vene re shtimi i disfunksionaliteteve ne familje. Eshte shtuar numri i divorceve dhe eshte ulur ndjeshem numri i lindjeve. Shkaqet kryesore te ketyre fenomeneve sipas Binjakut jane pasigurite si pasoje e gjendjes jo te mire ekonomike, emigracioni, pamundesia per te sjelle ne jete nje femije nga njeri prej partnereve, tradhetite bashkeshortore dhe veset e ndryshme te partnereve si bixhozi apo varesia nga lendet narkotike e alkooli. Gjithashtu shume cifte te reja hezitojne te krijojne familje per shkak te mungeses se mbeshtetjes sociale qe vendi yne ofron.

Megjithate nese shohim raportet shpirterore ne familje, duket se shqiptaret ne krahasim me vendet e tjera jane me te lidhur me familjen dhe kjo sepse te rinjte jetojne me gjate me familjen ne krahasim me vendet e tjera dhe prinderit gjithashtu duke u prirur per te patur me pak femije jane me te varur prej tyre. Sa i perket trendit te emigrimit, ai duket shume i perhapur ne vendin tone me gjithnje e me shume shqiptare qe duan te largohen per nje jete me te mire. Per kete arsye ne diten kur edhe dalin rezultatet e Llotarise Amerikane, sociologia Entela Binjaku tha se trendi i emigrimit vjen si pasoje e shume faktoreve megjithate duhet te perpiqemi ta bejme jeten ne vendin tone!

 

Intervista e plote : VIDEO

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background