“Shqipëria, toka e thesareve të fshehura” në faqet e para të artikujve turistike në botë!

Written by on 04/06/2020

“Shqipëria, toka e thesareve të fshehura”, e ka nisur artikullin e përditshmja italiane “turismo.al”. Ky destinacion relativisht i ri i vendosur i vendosur në jug-lindje të Europës, në vitin 2019 tërhoqi rreth 7 milion turistë të huaj, një rritje me 8% krahasuar me një  vit më parë. Sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi kompanitë po e kuptojnë në këtë moment që historia ka ndryshuar dhe operatorët turistikë po kthehen gjithnjë e më shumë në kompani IT. Përmes rrjeteve sociale, Shqipëria ja doli të tregojë se është destinacion i hapur për biznes. Turistët po kuptojnë që ky është vend unik, që duhet eksploruar të paktën një herë në jetë.


Current track

Title

Artist

Background