“Shqipëria pa qese plastike”, nisma më e rëndësishme e vitit 2019!

Written by on 14/12/2019

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit ka organizuar Sipoziumin e Dytë Shkencor Ndërkombëtar , i cili ka në fokus aplikimet inxhinierike në zgjidhjen e sfidave mjedisore. I pranishëm mes pedagogëve dhe studentëve ka qenë dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi,i cili ka theksuar se në 1 qershor, Shqipëria duhet të shënohet si vendi i parë europian pa qese plastike . Duke iu drejtuar studentëve të inxhinierisë ministri ka thënë” Besoj se ju jeni shumë më tepër të informuar e keni parë edhe vendimet e fundit të vendeve europiane që kanë marrë direktiva që në vitin 2021 nuk do të ketë më plastika mjëpërdorimshme në BE, por ne duam të jemi shumë më tepër avangardë në këtë aspect edhe për shumë arsye që kanë të bëjnë me realitetin shqiptar. Pra në 1 qershor 2020 ne duhet të vazhdojmë të jemi këmbëngulës që duhet të shënohemi si vendi i parë europian pa qese plastike mbajtëse njëpërdorimshme. Në sipoziumin ku ishin të ftuar pedagogë të huaj krahas atyre shqiptarë si dhe studentëve, ministri Klosi vlerësoi kontributin e trupës pedagogjike në hartimin e masterplanit për menaxhimin e mbetjeve urbane. 

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist