Shqiperia ne harten e krocerave te luksit!

Written by on 11/08/2018

Shqiperia ne harten e krocerave te luksit!



Shqiperia vazhdon te jete nje destinacion i kroçerave te luksit. Ky fakt eshte konfirmuar vec shifrave ne rritje te anijeve turistike te cilat ankorohen ne brigjet shqiptare por edhe nga shkrimet e mediave te huaja. Revista italiane “ItalianNetwor” e specializuar ne informacione ekonomike ka shkruar se fundmi per Shqiperine si nje destinacion interesant per pritjen e krocierave. Sipas revistes kompania luksoze e udhetimeve ne det, “Oceania Cruises”, kohet e fundit ka blere nje anije te re, “Sirena”, per te cilen zhvilloi nje ceremoni ne portini e Barcelones.  Kjo krocere me 659 pasagjere nga vende te ndryshme te botes ne bord vizitoi se fundmi vendin tone duke u ankoruar ne Durres. Disa prej turisteve kane zgjedhur te vizitojne qytetet e Krujes, Beratit dhe Tiranes.  Revista thekson faktin se edhe dhjetra krocera te tjera luksoze pritet te vizitojne Shqiperine gjate muajve te ardhshem.

 

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist