Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 108 vjet nga shpallja e Pavarësisë!

Written by on 28/11/2020

Shqipëria feston sot 28 nëntorin, njohur ndryshe si Festa e Flamurit. Kjo datë është tepër e rëndësishme në historinë tonë, pasi më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. “Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë. Rroftë flamuri! Rroftë Shqipëria”,  ishte urimi i kreut të shtetit Z. Edi Rama, për këtë ditë të shënuar, duke cituar njëherazi një shprehje të Ismail Qemalit. Autoritet e vendit kanë bërë me dije se për shkak se masat kundër pandemisë nuk lejojnë grumbullime njerëzish, sheshet nuk do të mbushen plot sikurse vitet e kaluara, për të festuar!


Current track

Title

Artist