Shpat Deda: “Ne 10 vite karriere nuk do te ndryshoja asgje, me festivalet i kam mbyllur punet!”

Written by on 10/10/2018

 

I ftuar ne Radio Travel me rastin e koncertit recital qe do te mbaje se shpejti ne Tirane , kengetari i dashur per publikun Shpat Deda rrefeu disa prej detajeve te eventit qe do te mbahet me 12 tetor tek Amfiteatri i Liqenit Artificial dhe projektet e tij aktuale. Ne studio me moderatoren Jola Pashollari ai theksoi se kishte ardhur koha e nje rikthimi ne Tirane pas disa vitesh mungese me kete koncert qe do te jete me i madhi deri me tani per kengetarin.  Shpati mendoi te zgjidhte Tiranen per te nisur turin e tij koncertor ne 10 vjetorin e daljes se pare ne skene pikerisht me kengen “Enderroj”. Ai u shpreh se publikun e kryeqytetit e do shume e se pas Tiranes do te ndermarre nje tur edhe ne qytete te tjera te Shqiperise per te plotesuar nje liste me 10 qytete qe perkojne me 10 vite karriere gjate te cilave Shpati u shpreh se nuk do te donte te ndryshonte asgje! 

Ne koncertin recital “Ambel e Tharte” tek Amfiteatri ai do te performoje kenget e tij me te njohura pjese e dy albumeve te deri tanishme si nje single me titull “Ninulla”. Koncerti do te zhvillohet ne oren 20.00 dhe mesa eshte pare deri me tani nga interesi i publikut pritet te mbushe plot e perplot stolat e Amfiteatrit.

Shpati ndau me degjuesit te Radio Travel faktin se per kenget e tij te qeta e romantike kushtuar ndjenjave me te bukura njerezore frymezohet nga ngjarje personale per te sjelle nje pjese te shpirtit te tij e per ti bere te gjithe te perfshihen ne to.

Nderkohe i pyetur per pjesmarrjen ne festivale Shpati tha se nuk mendon se nje festival vlereson ne keto kohe vertete virtytet e nje artisti e se ai vete nuk do te deshironte me te te merrte pjese ne to.

Shpati se fundmi theksoi se po punon me disa kenge qe do te jene pjese e albumit te ri qe do te dale shume shpejt!

 

Radio Travel eshte media partner i koncertit dhe te gjithe eventeve qe zhvillohen tek Amfiteatri i Liqenit Artificial

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist