Shkrirja e akujve, mund të ndodhë më shpejt sec e kishim menduar!

Written by on 21/05/2019

 

 

Shkencëtarët besojnë se niveli i detit mund të rritet shumë më tepër se sa parashikohej, për shkak të përshpejtimit të shkrirjes së akullit në Groenlandë dhe në Antarktidë. Deri më tani thuhej se niveli në detet e botës do të rritej me një maksimum prej vetëm një metër deri në vitin 2100. Por studimi i ri, bazuar në mendimet e ekspertëve, parashikon që niveli i vërtetë mund të jetë rreth dyfishi i asaj shifre. Kjo, sipas eksperteve, mund të çojë në zhvendosjen e qindra miliona njerëzve.  Shkencëtarët janë gjithashtu të shqetësuar se modelet që aktualisht përdoren për të parashikuar shkrirjene akujve në nivelet e detit nuk kapin të gjitha paqartësitë rreth asaj se si këto flete te medha akulli, janë duke u shkrirë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist