Sezoni turistik do të nisë me rregulla të rrepta për mjetet lundruese!

Written by on 19/02/2020

Qeveria ka vendosur të rregullojë një ligj të veçantë për atë që quhet turizëm detar,duke përfshirë  të gjitha mjetet lundruese që përdoren në funksion të këtij sektori. Sipas një njoftimi të publikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, nënvizohet se “aktivitete turizmit detar” janë veprimtari që ushtrohen në ujërat e brendshme të lundrueshme si lundrim për zbavitje dhe peshkim për turizëm. Aktivitetet detare duhet të mbajnë një distancë më të madhe se 500 metra nga plazhet e frekuentuara nga notarët, si dhe të paktën 100 metra larg rrjetave të peshkatarëve profesionistë.  Drafti parashikon gjithashtu që mjetet lundruese duhet të jenë të rregjistruara dhe me licencat përkatëse, ndërkohë që duhet të jenë më të reja se 15 vjet. Në draft ka një sërë rregullash edhe për jahtet, kroçerat si dhe subjektet e tjera që hyjnë në ujërat shqiptare.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background