Serbia bëhet gati për të përballuar skenarin më të keq të situatës!

Written by on 25/03/2020

Ushtria serbe ka përgatitur 3 000 shtretër për pacientët e mundshëm me COVID-19 në sallën e Panaireve, në Beograd, ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes në një njoftim për shtyp, sipas agjencisë së lajmeve Tanjug. Operacioni i përgatitjes së shtretërve për të siguruar pritjen dhe akomodimin e personave me simptoma të infeksionit COVID-19 u inspektua nga ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe një ekip mjekësor prej gjashtë mjekësh kinezë, që janë në Serbi për të ndihmuar në luftimin e pandemisë.“Sot jemi në sallën e Panaireve të Beogradit, ku kemi përgatitur rreth 3 000 shtretër për të sëmurët, të cilët do të mjekoheshin pikërisht këtu, nëse pandemia e koronavirusit do të zgjerohet”, tha Vulin.


Current track

Title

Artist

Background