Sendet me te vecanta qe jane shitur ne ankand kete vit!

Written by on 17/12/2018

Kete vit jane shitur nje numer i madh objektesh te pazakonta ne ankande, duke filluar nga me sublimet ne ato me qesharaket. Vendin e pare e objekteve me te vecanta te shitura kete vit ne ankand e mban padiskutim Perla me e madhe e ujerave te embla. Perla e njohur si “Luani i fjetur”, u shit per 374.000 dollare ne shtepine e ankandit Venduehuis ne Holande ne maj. “Shkembinjte e Henes” -Tre shkembinj te vegjel te Henes, te sjella ne toke nga misioni Sovjetik Luna-16 ne vitin 1970, u shiten per 855.000 dollare ne New York te Sotheby ne nentor. Karrigia me rrota e Stephen Hawking u shit per 393.000 dollare ne nje ankand ne internet te Christie ne nentor. Te ardhurat shkuan per Fondacionin Stephen Hawking dhe Shoqaten e Semundjeve Neurologjike.  Nje unaze e bere e gjitha nga diamanti, nga dizenjuesi i Apple, Jony Ive dhe dizenjuesi Marc Newson, shkoi nen çekiç per 256.000 dollare ne dhjetor. Asnjehere me pare nuk eshte pare nje unaze e tille, apo nje artikull i perbere i gjithi nga diamanti, sipas shtepise se ankandit Sotheby’s.  Nje kristal smeraldi prej 5.655 karatesh, zbuluar ne Zambie ne tetor, u shit ne ankand per 28.4 milione dollare ne Singapor ne nentor. Me nje peshe me shume se 1.1 kg, smeraldi ka nje qartesi mahnitese dhe nje ngjyre te gjelber te perkryer. Nje shishe e rralle uiski eshte shitur per me shume se 1.1 milion dollare ne Bonhams te Edinburg, Skoci ne tetor. Macallan Valerio Adami e vitit 1926 u be uiski me i shtrenjte i shitur ndonjehere ne ankand.   Nje vizatim origjinal i hartes se Winnie-the-Pooh u shit per gati 600,000 dollare ne Sotheby’s ne korrik, duke vendosur nje rekord te ri ankandi per nje ilustrim libri.  Nje skelet dinozauri 150 milion vjeçar eshte shitur per me shume se 2.36 milione dollare ne Paris ne qershor. Nje pjese e shkalleve te Kulles se Eiffel u shiten per 191.000 dollare nga shtepia e ankandit Artcurial ne nentor.  Dhe se fundmi Piktura e Banksy, “Vajza me tullumbace” u shit per 1.4 milion dollare ne nje ankand te Sotheby ne Londer ne tetor. Ajo qe e bente e futet ne kete liste eshte fakti qe vetem pak momente pasi u shit, kavanca e nje vajze qe perpiqet te kape nje tullumbace u shkaterrua.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist