Samiti i G20-ës, gati për të gjetur zgjidhjen ekonomike për të gjithë botën!

Written by on 26/03/2020

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të jenë në mesin e drejtuesve të ekonomive të mëdha të G20-ës që pritet të marrin pjesë në një samit përmes video-lidhjes të organizuar nga Arabia Saudite. Biseda mes krerëve të shteteve më të fuqishme të botës, vjen ndërsa ekonomitë botërore përpiqen të frenojnë dëmin ekonomik të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.Videokonferenca do të kryesohet nga Mbreti Saudit Salman, i cili është i përfshirë në një luftë çmimesh në. Drejtuesit e Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore, Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) dhe Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) gjithashtu do të marrin pjesë në videokonferencë.


Current track

Title

Artist

Background