Rusia po kthehet në blerësen më të madhe të arit!

Written by on 06/05/2019

 

 

Rusia ka siguruar udhëheqjen e blerjes së arit në tremujorin e parë të këtij viti. Banka e Rusisë ka shtuar në kasafortat e saj 55.3 ton ar, duke e çuar posedimin e rezervave më të mëdha , në afro 2 mijë tonelata. Kjo e ka bërë Rusinë blerësen më të madhe të arit , është thënë në raport. Dëshira për të blerë metalin e çmuar ka ardhur si pasojë  e pasigurisë ekonomike dhe tensioneve ne tregtinë ndërkombëtare. Rerzervat e arit po i rrisin ndjeshëm edhe Turqia, Ekuadori, India dhe Kazakistani.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist