“Rrno per me gatue” na servir 12 pjata tradicionale shqiptare

Written by on 15/09/2018

 

Lëvizja gastronomike “Rrno për me gatue”  do te jetë tek Pazari i Ri në Tiranë, më 18 Shtator dhe do të “pushtohet” nga 12 kuzhinierë shqiptarë nga Italia, Greqia, Belgjika, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Suedia dhe Danimarka, dhe nga shumë personazhe e personalitete vendase dhe media të huaja të sferës së kulinarisë të cilët do të marrin pjesë në eventin më të rëndësishëm të gastronomisë shqiptare. Ideatori i këtij eventi është Bledar Kola, shefi i kuzhiës së  restorant “Mullixhiut” në Tiranë. I ftuar sot në Radio Travel, Shef Bledi, na tregoi më tepër rreth detajeve të eventit i cili  do të angazhojnë kuzhinierët e rinj shqiptarë dhe do të kontribuojë në rritjen e prestigjit mes tyre, duke treguar se është e mundur të rriten profesionalisht duke u bazuar në trashëgiminë lokale pa ndjerë nevojën e largimit nga Shqipëria.Gjatë këtij eventi i cili shtrihet nga ora 10:00 deri në orën 17:00 do të demonstrohen 12receta shqiptare nga më autentiket. Secili prej 12 kuzhinierëve të ftuar do të angazhohet në rikonceptimin dhe krijimin e një pjate tërësisht të re dhe moderne, por të bazuar në recetën tradicionale. Në kete evenet nuk kishte sit e mungonin edhe gjyshet, shprehet Shef Bledi, i cili i konsideron si nje frymëzim për pjesën më të madhe të kuzhinerive pjesëmarrës. Gatimet tradicionale do të prezantohen nga 12 gjyshe të përzgjedhura si një vlerësim i rolit të tyre të pazëvendësueshëm në ruajtjen e kuzhinës tradicionale shqiptare. Përveç kuzhinierëve shqiptarë që do të gatuajnë pjatat e tyre në këtë aktivitet do të marrin pjesë dhe emra të njohur të gazetarisë që shkruajnë me kulinarin dhe gastroniminë në mediat të ndryshme dhe prestigjioze botërore.

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist