Rritet numri i jahteve turistike ne portin e Durresit

Written by on 04/09/2018

 

Numri i jahteve turistike qe jane ankoruar ne kalatat e portit me te madh te vendit gjate 8 muajve te pare te vitit 2018 e ka tejkaluar shifren vjetore te vitit paraardhes prej 294 jahtesh te ankoruara gjithsej.Qe nga fillimi i ketij viti deri ne fund te muajit gusht ne portin e Durresit jane ankoruar 313 jahte.Nderkaq, ne ditet e para te shtatorit 2018 veç jahteve te tjere ne port, ne kalaten 4 u ankorua jahti luksoz “Al Mirqab” me gjatesi 133 metra, nje nga me te medhenjte qe kane mberritur ndonjehere ne Durres.Nga Sektori i Statistikave ne Autoritetin Portual Durres  mesohet se prej me shume se nje viti ne Durres vazhdojne te ankorohen nje numer i madh jahtesh me gjatesi mbi 50 metra.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist