Rritet bilanci i turizmit ne vend!

Written by on 17/12/2018

Kthimi i Shqiperise ne nje destinacion te preferuar per turistet po sjell me shume valute ne vend. Sipas statistikave te bilancit te pagesave te Bankes se Shqiperise, ne periudhen janar-shtator, te huajt kane sjelle ne vend 1.47 miliarde euro, niveli me i larte rekord i regjistruar ndonjehere. Ne raport me nje vit me pare, kjo shume eshte rritur me 12%.Vetem ne tremujorin e trete, qe perkon me kulmin e sezonit turistik ne vend, turistet dhe te huajt shpenzuan ne vend 863 milione euro, me nje zgjerim prej 16% ne raport me te njejten periudhe te nje viti me pare. Por, ndersa te huajt po shpenzojne me shume tek ne, edhe shqiptaret nuk kursehen aspak kur dalin jashte vendit. Po te njejtat te dhena te Bankes se Shqiperise bejne te ditur se ne udhetimet e tyre, shqiptaret shpenzuan 1.1 miliarde euro, me nje rritje prej 14% ne raport me te njejten periudhe te nje viti me pare.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist