Rregullat e hapjes së plazheve, ja deri kur do të vazhdojë sezoni veror!

Written by on 31/05/2020

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë një takimit me hotelierët e Vlorës për të shpjeguar rregullat e menaxhimit të plazheve publike dhe private si dhe si aplikohet në e- Albania deklaroi se “kush shkel rregullat e vendosura do t’u konfiskohen shezlongët deri në heqje të licencës”.Në fjalën e tij Klosi u shpreh se “hotelet do të aplikojnë për zonën që kanë para hotelit të tyre”.“Plazhin para hotelit e merr hoteli. Ndërsa ata të vijës së dyte dhe më larg do të aplikojnë në pjesën tjetër. Ata që janë në vijën e parë nuk do të marrin gjithë plazhin për vete,  sipërfaqet e tjera do të merren nga ata të vijës së dytë. Duke plotësuar 80% të plazheve për t’ia lënë 20% publikut. Zakonisht plazhet pranë zonave të banuara do të jenë publike. Por dhe për ato plazhe të caktuara si private kur nuk ka kërkesa do t’i kalojnë publikut”, – theksoi Klosi.Ministri Klosi u shpreh se “për mosrespektim të protokollit të shëndetësisë do të ketë gjoba shumë të forta deri në sekuestrime të pasurisë, shezlongëve dhe heqje të licencës”.“Në e-albania aplikimet nisin nga 1 qershori deri në 15 qershor, në mënyrë që më 1 korrik gjithçka të jetë gati. Aplikimi në e-Albania është shumë i thjeshtë, aplikohet dhe nga telefoni. Vendos numrin e NIPTIT, që do të dëshmojë që posedon një hotel, vetëdeklarimin e kushteve të higjenës. Pra nr i banjove, dusheve. Këto janë 3 dokumenta. Pastaj do të zgjedhë numërin e parcelës sipas kodit në hartën dixhitale, për të cilën dëshiron të aplikojë si dhe një foto. Për dy-tre ditë do të vlerësohet nga komisioni me përfaqësi nga Ministria e Turizmit dhe Shëndetësisë, maksimumi 5 ditë. Pastaj do të paguajë faturën e bashkisë dhe do të lidhë kontratën me bashkinë, baywatchin, etj”,- nënvizoi Klosi.Ministri Klosi u shpreh se “për të zëvendësuar kohën e humbur në ditët e marsit, prillit, majit me kërkesë dhe të operatorëve turistikë do të shtyjmë sezonin deri në 15 nëntor në mënyrë që dhe të krijohet mundësia për të paguar faturat dhe taksat”. Sistemi i aplikimit për plazhet këtë vit është unik në gjithë vendin, shmangen burokracitë dhe siguron transparencë.


Current track

Title

Artist

Background