Roma ne pellembe te dores, ja pikat nga duket me bukur “qyteti i perjetshem”

Written by on 20/08/2018

Merrni aparatin fotografik ne dore!


Sheshe, pallate, kulla, arkitekture e frymezuar nga Rilindja dhe mbetje arkeologjike te Perandorise Romake jane sinonime te kryeqytetit italian i cili ka nje pamje fantastike sidomos nese gjen kendet e duhura per ta shijuar si ne pellembe te dores. Mjafton te mos harroni te merrni aparatin fotografik me vete dhe ne do tju japim sugjerimet me te mira.


Roma nga kodra Palantino


Pak pamje qytetesh do tju impresionojne sic duket Roma nga kodra Palantino. Nga kjo koder mund te shihni Foro Romanon dhe Coloseun nga njera ane ndersa Circus Maximus dhe Aventinon nga ana tjeter.  Palantino eshte kodra me e famshme e Romes dhe ka qene shtepi e perandoreve, fisnikeve e po ashtu eshte nje prej siteve me te rendesishme arkeologjike ne Itali.


Roma nga Villa Borghese


Villa Borghese eshte nje prej pikave te tjera ku mund te shijohet me mire Roma. Eshte parku publik i trete me i madh ne kryeqytet dhe ne brendesi mund te vizitohen Galeria dhe Muzeu Borghese, shume vila te tjera e monumente. Eshte vendi ideal per te marre nje biciklete me qera e per te shetitur pa fund, per te organizuar nje piknik apo per te shijuar perendimin me te bukur te diellit, Piazza del Popolo dhe kupolat e Vatikanit.


Roma nga tarraca e Hotel Raphael


Hotel Raphael ne Piazza Navona ka nje prej tarracave me ekskluzive ne qytet. Hapsira multimodale ka nje kopesht, bar dhe nje restorant vegjetarian me yje Michelin. Nga tarraca e ketij hoteli te mrekullueshem ka pamje fantastike te Romes midis te cilave shijohet me se miri kisha Santa Maria dela Pace.


Roma nga Castel Sant'Angelo


Deshmitare e me shume se 1800 viteve histori, cilindrikja Castel Sant’Angelo , qe fillimisht u ndertua si nje mauzoleum per perandorin Hadrian e me vone u kthye ne burg, fortese papale e keshtjelle, ka ne brendesi nje koleksion te mahnitshem veprash arti e armatura. Terheqja me e madhe e kesaj keshtjelle vec te qenit nje muze eshte pamja befasuese e qytetit te Romes nga tarraca. Atje ku shihen shume sheshe, katedrale, e pallate. Keshillohet qe vizitat per pamjen me te mire te behen heret ne mengjes ose gjate perendimit. Meqe jemi tek ndertesat e rendesishme Bazilika e Shen Pjetrit eshte nje tjeter destiancion per te mos u humbur, Nese hipni ne catine e saj ( per kete duhet te ngjisni 551 shkalle) Romen do e keni si ne pjate!


Roma nga pika me e larte e saj, Monte Mario!


E ku ka me mire se ta shohesh nje qytet nga pika e tij me e larte. Per Romen ajo eshte Monte Mario ne nje lartesi 139 metra, kodra e njekohesisht nje prej parqeve me interesante te kryeqytetit italian do tju jape mundesine te shijoni panoramen perfekte por edhe te beni aktivitete nga me argetueset e clodheset.


Roma nga monumenti Vittorian


E se fundmi, Romen mund ta shijoni nga nje prej objekteve me perfaqsuese te saj sic eshte monumenti Vittorian. Ndertuar ne nder te mbretit te pare italian Vittor Emanuele II, monumenti kontroversal i perbere teresisht nga mermer i bardhe eshte nje strukture qe dominon horizontin per milje te tera.


Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist