“Rock the Scanderbeg Castle” tek kalaja e Krujes!

Written by on 22/09/2018

 

Kete fundjave nje event interesant do te mbahet ne kalane e Krujes e me sakte tek qendra e pritjes se vizitoreve “Kruja Hospitality”. Ne nje lidhje te drejtperdrejte telefonike ne Radio Travel me Alborent Ramen nga kjo qender mesuam se sot ne mbremje do te kete nje koncert rock me pjesmarrje artiste te njohur te skenes si Bojken Lako, Semi Jaupaj, Mirgen Huba, Paradox Duo, The Djems, Henry And Bulza Gigs etj. Ndersa diten e djele paradite do te mbahet nje panair kulinarie ku amvisat qe jetojne brenda mureve te kalase se Krujes do te sjellin per vizitoret gatime tradicionale krutane e ne sfond te pranishmit do te mund te kenaqen me kenget e Pleqve te Krujes.

Alborenti na tha se “Kruja Hospitality” po shihet si nje mundesi e mire qe turistete e vizitoret te njohin me mire qytetin pasi pervecse nje vizite te thjeshte disa ore, ata kane tashme mundesi te akomohen e pse jo te kalojne nje fundjave te tere pasi Kruja ka shume per te pare duke nisur nga muzeumet, kalaja, teqete dhe burimet te shumta.

 

 

 

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background