Rikthehet transporti liqenor, ky është projekti gjigand që do të bashkojë 3 shtete!

Written by on 09/12/2019

Në kuadër të projektit “Trilateral” , Itali-Shqipëri-Mali i Zi , Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të organizojë një event prezantues për projektin me akronimin “ALMONIT”. Synimi është vendosja e një partneriteti afatgjatë midis palëve të interesuara, nëpërmjet lidhjeve multimodale liqenore dhe lidhjeve të transportit detar. Për vendin tonë kjo është ndërhyrja e parë në transportin liqenor, pasi ka vetëm një përvojë, atë të liqenit Fierzë-Koman. Fondi Shqiptar i Zhvillimit është”Leader Partner” në këtë projekt dhe partnerët pjesëmarrës janë nga Italia dhe Mali i Zi. Projekti është i fragmentuar në të dy anët e detit Adriatik-Jonian midis Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Afati kohor i projektit pritet të jetë 37 muaj.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist