“Retro” për të kujtuar zhvillimin e radios shqiptare!

Written by on 13/02/2020

Në ditën Ndërkombëtare të Radios, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka zhvilluar aktivitetin mediatik “Sfidat e radios në erën digjitale”. AMA e ka organizua aktivitetin në ditën e Radios, si përpjekje për të krijuar një hapësirë komunikimi dhe interaktiviteti mes gjeneratave të kontributorëve në transmetimet radiofonike, gazetarë, redaktorë, menaxherë e bashkëpunëtorë të redaksive që kanë punuar dhe ose vijojnë të punojnë si dhe ekspertëve, kërkuesve dhe studentëve të medias dhe komunikimit. Ashtu si në vendet e tjera, përmes aktiviteteve synohet të tërhiqen vëmendja ndaj rolit dhe ndikimit të këtij mediumi në shoqëri, të nxitet përshtatja e performancës së redaksive në zhvillimet e vrullshme teknologjike dhe përhapjen në shkallë të gjerë të internetit .Në hollin e institucionit të AMA-s është instaluar gjithashtu ekspozita pamore “Retro” e cila evidenton etapat kryesore të dinamikës së zhvilllimit të radios shqiptare.


Current track

Title

Artist

Background