Travel Rock me Redon Makashi

Written by on 04/10/2018

``I kam rene klarinetes per te mos shkuar ushtar``!

 

Kantautori i famhsëm shqiptar, Redon Makashi ishte i ftuari speciali i emisionit të mbrëmjes , “Travel Rock”, ne Radio Travel me moderatorin Visar Bilali.
Redoni foli për koncertin e 4 tetorit në Amfiteatrine  Tiranës, “3 Musketjerët”, ku sëbashku me Elton Dedën dhe Alekandër Gjokën do të performojnë live dhe sipas Makashit, ky do të jetë më i fortë se koncerti i Pallatit të Kongreseve vitin e kaluar.
Gjatë intervistës këngëtari foli dhe për fillimet e karrierës së tij në muzikë dhe lidhjen e tij me pianon e kitarën. Por një detaj që ndoshta pak fansa të Redonit e dinë, është se fillimisht ai ka studiuar për klarinetë, dhe për këtë kishte një arsye!!!
Ai u shpreh se “zgjodha klarinetën vetëm që të mos shkoja ushtar në atë kohë”!
Fakti që i bija kitarës, nuk më shpëtonte nga  kjo gjë madje mund të më kushtonte, nëqoftëse e teproja sadopak me variacionet. Ndërkohë që klarineta si një instrument popullor i asaj periudhe, ishte e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar shërbimit të detyruar ushtarak , shpjegoi Redon Makashi!

 

https://www.facebook.com/RadioTravel/videos/275569063079744/

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist