Reagimi I ambasades Holandeze – A do te munden shqiptaret te udhetojne pa viza drejt Holandes?

Written by on 17/04/2019

Në përgjigje të lajmeve në media në lidhje me politikën e vizave për udhëtimin për në Hollandë ka reaguar edhe ambasada e Holandës në Tiranë. Ambasada bën me dije se qeverisë holandeze i është kërkuar nga parlamenti i saj të kërkojë pezullimin e mekanizmit të rregjimit pa viza. “Për momentin, qeveria është duke shqyrtuar hapat të cilat duhet të ndërmarrë” njofton ambasada. Për momentin,sipas ambasadës, politika e vizave për udhëtimin drejt Hollandës nuk ka ndryshuar. “Nënshtetasit shqiptarë, mbajtës të një pashaporte biometrike, mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh” konfirmon ambasada holandeze ne Tirane.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist