Raporti i OKB-së/ Ky vend i botës është më i rrezikuar ndaj katastrofave natyrore

Written by on 16/09/2020

Edhe këtë vit vendi më i rrezikshëm për të jetuar sipas raportit të OKB-së renditet shteti ishullor i Paqësorit, Vanuatu. Vendi i dytë më i rrezikuar në botë është Tonga, e ndjekur nga Antijet e Vogla. Vendet me rrezikun më të vogël statistikor janë sikurse vitin e kaluar Katari dhe Malta. Gjermania bën pjesë tek 20 vendet më pak të rrezikuara. Këtu renditen kryesisht vendet europiane, por edhe shtete si Arabia Saudite dhe Egjipti. Koncepti i rrezikshmërisë në raport merr në konsideratë sesa i rrezikuar është një vend nga katastrofat natyrore, por nga ana tjetër shihet edhe aftësia e një shoqërie për të përballuar katatrofat.


Current track

Title

Artist

Background