Raketa “Ariane 5” niset drejt Merkurit per mision eksplorimi

Written by on 20/10/2018

Raketa “Ariane 5” niset drejt Merkurit per mision eksplorimi

Nje mision europiano-japonez hapesinor, pa ekuipazh, i mbiquajtur “BepiColombo”, eshte nisur per ne hapesire mengjesin e kesaj te shtune nga territori i Guianes Franceze, per te hetuar mbi mistere te ndryshme qe rrethojne sistemin diellor. A eshte berthama e Merkurit e lengshme, apo e ngurte? Pse, ne planetin me te vogel te sistemit tone diellor, berthama eshte kaq e madhe? Çfare mundet te na tregoje neve planeti me i afert me Diellin, mbi ekzistencen e sistemit tone diellor? Jane keto disa nga pyetjet per te cilat misioni kerkon te gjeje pergjigjie. Suita e instrumenteve ne bordin e raketes “Ariane 5” do te duhet fillimisht te udhetoje per 7 vite dhe te pershkoje 9 milione kilometra per te mberritur ne destinacion. Ne deklaraten pas leshimit te saj, “ArianeGroup” tha se sateliti ishte doli me sukses nga fusha e gravitetit te Tokes dhe sapo kishte nisur udhetimin e tij te gjate, gjate te cilit do te arrinte nje shpejtesi deri ne 40 mije kilometra ne ore.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist